Policia arreston A. Gj lidhur me rastin vrasjen në tentativë në Pejë

Pejë, 10 shtator - Lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur me 2 shtator 2019, në rrugën “Eliot Engel” hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arrestuar i dyshuari: A.GJ. i lindur 1982 m/k/sh.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve.