Policia arreston 8 edhe persona për organizim të skemave piramidale
Prishtinë, 3 dhjetor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtine, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale: ,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm Neni 300 i KP-se.
Cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.
Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:
V.H lindur me 1991 m/sh/k
F.B lindur me 1992 m/sh/k
S.D lindur me 1990 f/sh/k
K.H lindur me 1989 f/sh/k
O.K lindur me 1991 m/sh/k
B.K lindur me 1991 f/sh/k
A.Q lindur me 1992 f/sh/k
I.B lindur me 1987 m/sh/k
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: një veturë, server dhe shumë dokumente.
Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.