Policia arreston 7 persona për fajde
Prishtinë, 20 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, ka ndaluar personat me inicialet Ismet Osmanin (Curri), Ilir Bojkun, Mentor Maqanin., Rrahim Hashimin, A.Th., E.L., dhe Z.J., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 340 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së Gjykatës, më 20.05.2019, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarit e lartcekur.
Me urdhër të prokurorit të çështjes, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, ndaj të cilëve pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.