Policia arreston 6 persona në Obiliq për veprimtari të lojërave të fatit
Obiliq, 8 korrik - Policia e Kosovës përmes raportit policir ka njofuar se njësitë policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.