Policia arreston 5 persona të dyshuar
Prishtinë, 19 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë operacionin policor, në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se disa persona të dyshuar janë duke kryer veprat penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës, vjedhje e rëndë dhe shpëlarje e parasë.
Të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim organizonin shkëmbimin e një shume të parave, të raportuara si të vjedhura në shtete tjera.
Të dyshuarit janë arrestuar në një lokacion të Prizrenit, ku fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, kurse me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.