Policia arreston 5 persona, identifikon tre viktima të trafikimit
Prishtinë, 31 maj - Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përkatësisht njësi të kësaj Drejtorie në dy operacione policore të ndara kanë arrestuar pesë persona të cilët në vazhdimësi merreshin me veprimtari kundërligjore.
Njësia Kundër Trafikimit, Ferizaj dje në qytetin e Ferizajt ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore.
Lidhur me këtë rast janë identifikuara dy viktima sh/kosovare të trafikimit, të cilat fillimisht ishin mashtruar dhe më pastaj të dyshuarit i kanë kërcënuar në forma të ndryshme për ti ofruar shërbime seksuale personave të ndryshëm.
Personi i arrestuar është B. S. dl. 01.09.1968 mashkull - shtetas kosovar
Njësia Kundër Trafikimit Gjilan në orët e hershme sotit në rajonin e Gjilanit i ka arrestuar katër të dyshuar të cilët ishin përfshirë në veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore, në këtë rast është identifikuar një viktimë sh/kosovare e trafikimit.
Viktima ishte mbajtur mbyllur në një lokacion dhe të dyshuarit ne bashkëpunim e kanë detyruar të ofronte shërbime seksuale kundër vullnetit të saj.
Viktima ka arritur të largohet nga të dyshuarit dhe e ka raportuar rastin në polici
Personat e arrestuar për veprën penale trafikim me qenie njerëzore janë:
XH. H. dl. 05.02.1976 mashkull - shtetas kosovar
F. A. dl. 11.05.1991 mashkull - shtetas kosovar
I. A. dl. 06.01.1990 mashkull - shtetas kosovar
E. A. dl. 19.05.1994 mashkull - shtetas kosovar
Me aprovim të Prokurorit të Qarkut-Gjilan iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme.