Policia arreston 4 persona për prostitucion
Prishtinë, 13 prill - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Ferizaj, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.
Ne këtë rast NJHTQNJ-ja ka bërë arrestimin e katër personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: ,,mundësim ose detyrim në prostitucionit dhe ,,ofrim i lokalit për prostitucion.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: R. B. i lindur me 1966, G. Sh. i lindur me 1993, A. Sh. i lindur me 1983, S. R. i lindur me 1960.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.