22 Dhjetor 2024

Policia arreston 4 persona lidhur me vrasjen në Fushë-Kosovë

Prishtinë, 29 mars - Lidhur me rastin e djeshëm të një vrasje në Fushë-Kosovë, policia ka arritur të arrestojë edhe tre të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Kështu, lidhur me këtë rast, deri më tash, janë arrestuar katër të dyshuar.

Të arrestuarit janë: F. A (mashkull 39 vjeç), Sh. A (mashkull 30 vjeç), P. A (mashkull 24 vjeç), D. A (mashkull 19 vjeç).

Ndërkaq, përgjatë operacioneve të bastisjes së lokacioneve të dyshimta si dhe kërkimit për prova dhe dëshmi fizike në vendin e ngjarjes dhe përreth tij, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: 1 revole të tipit Mini Blow cal. 8 mm; 1 karikatorë; 1 revole të tipit TT cal 7.62 mm; 1 karikatorë; 7 fishekë cal.7.62 mm

Pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në Qendrën Rajonale të Paraburgimit, për t’ iu nënshtruar të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kaloj Gjykatës kompetente.

Dje, rreth orës 12.30, në rrugën “Nëna Terze” në Fushë-Kosovë, pas një konflikti me armë zjarri, kishte humbur jetën B. Gjyrevci (46 vjeçar, mashkull).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)