17 Janar 2025

Policia arreston 16 persona për organizim të skemave piramidale

Prishtinë, 2 dhjetor - Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: R. L. i lindur me 1962; D. H i lindur me 1986; B. I. i lindur me 1985; R. I. i lindur me 1960; S. H. i  lindur me 1959; F. I. i lindur me 1992    

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishekë, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celularë,  41 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”, sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit,  përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: B.B i lindur me 1983; A.SH i lindur me 1986; R.S i lindur me 1986; A.G i lindur me 1983; G.M i lindur me 1991; Xh. M i lindur me 1980; I.G i lindur me 1969; V.I i lindur me 1984; A.A i lindur me 1986 dhe L.H i lindur me 1978.  

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike, 10030 Euro, 200 Franga të Zvicrës, 100 Dollarë Amerikan dhe Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)