17 Maj 2024

Policia arreston 15 persona për kontrabandim të migrantëve

Prishtinë, 5 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve ndërkombëtare intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot në rajonet: Mitrovicë dhe Prizren, ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “RANDO”, me ç’rast është arrestuar një grup i strukturuar prej 11 të dyshuarve.

Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar tjerë nga shtetet, si: Serbia, Hungaria, Austria, Zvicra, Franca dhe Gjermania, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme.

Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet policore hungareze, austriake, zvicerane, franceze dhe gjermane. Për qëllim të hetimeve sa më të thella dhe kualitative janë organizuar nga Policia e Kosovës edhe takime operacionale, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve dhe koordinim të aktiviteteve në hetim.

Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane.

Për transportimin e viktimave ky grup ka përdorur mjete të ndryshme të transportit, si vetura dhe linjat e rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 1800-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar mbi 100 (njëqind) viktima të këtij krimi, të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Migrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.

Të dyshuarit e arrestuar janë: I. H. dt. l. 1983; F. H. 1975; V. H. 1989; S. H. 1975; A. H.                     1984;  V. H. 1986; E. Rr. 1982; M. P. 1992; V. H. 1984; V. J. dhe B. B. 1983  

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Kopje pasaportash të ndryshme dhe dokumente të tjera të cilat janë relevante për procedurë si prova materiale; 1 pushkë AK 47; 1 pushkë gjuetie; 2 revole kalibrash të ndryshëm; 123 fishekë; 800 euro para të gatshme dhe 21 telefona celularë.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.

Hetimet e këtij rasti në bashkëpunim edhe me shtetet tjera do të vazhdojnë për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.

Gjithashtu edhe Policia Kufitare ka arrestuar 4 persona si rezultat i punës, ngritjes së vigjilencës dhe intensifikimit të aktiviteteve në luftimin dhe parandalimin e kontrabandimit me migrant, njësitet policore të Policisë Kufitare kanë realizuar një operacion të suksesshëm në parandalim të kriminalitetit ndërkufitar.

Dje rreth orës 10:10 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë ndaluar shtetasit turq S. K. dhe M. Ç, të cilët kanë udhëtuar nga Stambolli në Prishtinë, ku gjatë realizimit të detyrave nga zyrtarët policorë është kuptuar se qëllimi i tyre dyshohej se ishte që përmes Kosovës të shkojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe për këtë qëllim do t’u paguanin nga 6000 euro personave të caktuar (të dyshuar).

Bazuar në këtë rast dhe informatat paraprake, sektori i hetimeve të Policisë Kufitare ka arritur të identifikojë personat e dyshuar që dyshohej se kanë organizuar kontrabandimin e tyre dhe lidhur me këtë njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një operacion policor të bastisjeve dhe arrestimeve në regjionin e Prizrenit.

Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar: L. M.;  A. K.; L. K. si dhe  E. K. 

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe me qëllim të përfitimit material kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Azia dhe Afrika, si vizitorë në Kosovë dhe pastaj kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Andaj, lidhur me këtë rast ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e lartcekur në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë dhe të njëjtit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)