Policia arrestoi Salih Zybën dhe dy pjestarë të sigurimit të Komunës
Prishtinë, 29 shkurt - Komuna e Prishtines ka njoftuar se Policia e Kosovës, sot pa asnjë autorizim u fut në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pa fletëarrest me vete e arrestoi Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, i cili në ato momente gjindej në detyrë, në kabinet të Kryetarit.
Për më tepër sipas njoftimit te komunes Policia arrestoi edhe dy pjestarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj, veç se e kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës.
Komuna e Prishtinës është e indinjuar me kësi sjellje arbitrare të Policisë së Kosovës, të cilët në vend se të jenë shembull për respektim të ligjit dhe procedurave të punës, ata i dhunojnë këto procedura dhe e shkelin ligjin.