17 Janar 2025

Policia arrestohen shtatë persona

Prishtinë, 5 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës si Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë  persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht  Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.  

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi do të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)