01 Maj 2024

Policia apelon për sjelljet e pjesëmarrësve në komunikacion në Autostradë

Prishtinë, 16 gusht - Kohëve të fundit nga Policia e Kosovës janë vërejtur disa fenomene jo të zakonshme, të kundërligjshme në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, ku falë reagimit të shpejtë të policisë janë parandaluar gjëra që do të mund të kishin edhe pasoja fatale.

Njësit e trafikut policor kanë vërejtur si më poshtë:

Ndalje, vallëzim i dasmorëve; shëtitje e qytetareve këmbë nëpër Autostradë; shëtitja me biçikleta; ndalje autostop; futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar; kositja e barit në zonën e rrethuar; qarkullimi me mjete bujqësore (traktor, kombajna etj); piknik në Autostradë; zhvillim i veprimtarive fitim-prurëse (pjekja e misrit për shitje në Autostradë); zbritja e udhëtarëve me familje dhe valixhe nga autobusët në shiritin emergjent, veçanërisht nga autobusët që vijnë nga bregdeti; zhvillimi i garave me vetura me pjesëmarrje të shikuesve.

Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme policore ndaj këtyre dukurive, patrullat policore gjatë vikendit kanë vërejtur edhe një dukuri tjetër mjaft të rrezikshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor në Autostradë, ndalja e kolonës së dasmorëve në shiritin emergjent për të pushuar,për tu mbledhur dhe për të bërë aheng duke shfrytëzuar këtë aks rrugor për vallëzim e argëtim.

Në të gjitha këto raste, patrullat e NjKA-së kanë reaguar menjëherë duke i larguar dhe duke shmangur rrezikun dhe pasojat që mund të sjellin veprimet e tilla të cilat paraqesin rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në Autostradë sepse shpejtësia e lejuar është 130 km/h .

"Edhe përkundër këtyre dukurive jo të zakonshme dhe të kundërligjshme gjithmonë duke ju falënderuar angazhimit dhe përkushtimit të njësiteve policore nuk janë shënuar shumë raste, dhe me qëllim të evitimit të rrezikut, parandalimit të aksidenteve dhe pasojave të mundshme fatale, APELOJMË tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që ti respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe të ju përshtaten kushteve te rrugës", njofton Policia e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)