Polici plagos me armë doganierin
Prizren, 12 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Vermicë të Prizrenit ka ndodhur një plagosje me pistoletë me çrast pjesëtar i policisë A. B, ka shtënë në drejtim të pjesëtarit të Doganave te Kosovës N. G, të cilin e ka plagosur duke e qëlluar në abdomen.
I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është e rëndë.
Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate policia rajonale e Prizrenit, ku thuhej se plagosja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Vermicë të Prizrenit në vendin e quajtur Te Gurra.
I dyshuari A. B, pjesëtar i PK-ës i cili ishte në detyrë zyrtare ka shtënë në drejtim të viktimës N. G. pjesëtari i Doganave të Kosovës, i cili ishte jashtë kryerjes së detyrës zyrtare dhe e ka plagosur rënd duke e qëlluar në abdomal, thuhet në komunikatë.