Policët në veri në protesta
Prishtinë, 6 korrik - Policët e stacioneve veriore kanë protestuar sot rreth një orë, para zyrave të tyre, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për përjashtimin nga puna të katër komandantëve të tyre, të cilët u larguan sepse nuk zbatuan urdhërin për rotacion.
Komandanti i pikëkalimit në Jarinje, Bratislav Kragovic, komandanti i stacionit policor në Leposaviq, Nenad Djuric, mandej komandanti i stacionit policor në Zveçan, Radomir Radosavlevic, si dhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zoran Milkovic, fillimisht ishin suspenduar me pagesë dhe pas rreth dy muajve pasi nuk kanë pranuar të respektojnë zinxhirin komandues u përjashtuan.