29 Prill 2024

Policët me uniforma tjera

Prishtinë, 24 mars - Nuk janë vetëm pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ata që do të bartin uniforma tjera nga ato që kanë aktualisht. Edhe më shumë se tetë mijë policët e Kosovës do të ndryshojnë uniformat e tyre.
 
Kjo punë ishte dashur që të kryhet vitin që shkoi por pritet që të përfundojë sivjet. Një dizajn është bërë dhe është aprovuar nga kryeministri i Kosovës dhe zyrtarë të Policisë janë të bindur se sivjet do të përfundojë projekti.

“Siç jeni në dijeni dizajnimi për uniforma është aprovuar nga kryeministri, meqenëse ky projekt nuk ka mundur të hyjë në plan të prokurimit të vitit 2013 të njëjtin e kemi propozuar për vitin 2014 dhe jemi në fazën finale të përgatitjes së projektit në fjalë”, tha zëdhënësi Brahim Sadriu.

Por, zëdhënësi nuk jep sqarime dhe arsyet pse projekti për uniforma nuk ka mundur të hyjë në buxhet të vitit të kaluar, por shpreson se kjo do të bëhet këtë vit ndonëse nuk është i sigurt.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)