28 Dhjetor 2024

Policët e MPB-së serbe 30 ditë paraburgim në Kosovë

Prishtinë, 27 shkurt - EULEX ka bërë të ditur se gjashtë pjesëtarët e dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës kanë dalë para gjykatësit.

Rasti është marrë përsipër nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it pasi që lënda i është kaluar në kompetencë Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së).

Gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë nga gjashtë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe të arrestuar në rajonin e Gjilanit.

Njëri nga të dyshuarit është liruar. Pas dëgjimit nga gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmjen e djeshme, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit. EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë nga afër këtë rast.

Pala mbrojtëse serbe e përfaqësuar nga avokati Dejan Vasiq ka kërkuar lirimin e të ndaluarëve, mirëpo gjykata nuk ka pranuar këtë kërkesë dhe ka shqiptuar masën e paraburgimit për: Zlatko Deniq, Mladen Dimitrijeviq, Nikolla Trajkoviq, Dragan Stojkoviq dhe Goran Matropazoviq.  

Akuza i rëndon ata se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb.

Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq arrestimin e ka quajtur akt provokimi nga Prishtina zyrtare.

Sipas tij, të arrestuarit, punëtorë të MUP-it, jetojnë në Gjilan, ndërsa punojnë në Vranjë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)