Policë serbë mes grupeve në veri
Prishtinë, 5 gusht - Mes turmave të serbëve në veri të Kosovës janë parë edhe agjentë të policisë serbe të dërguar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
Lajmin është bërë i ditur televizioni KTV, që ka transmetuar pamje të agjentëve serbë në këtë zonë të Kosovës.
Më tej thuhet se në trazira janë përfshirë edhe biznesmenë të njohur serbë që kontrollojnë kontrabandimin e naftës.
Mes tyre spikat emri i një personi të identifikuar si Zvonko, i cili ka shërbyer edhe si truprojë e negociatorit serb Borko Stefanovic në takimin me gjeneralin Erhard Byhler