Polica e Kosovë rrit numrin e oficerëve policor
Prishtinë, 2 qershor - Policia e Republikës së Kosovës pritet të rrit numrin e oficerëve policor. Ky institucion i sigurisë ka shpallur konkurs për pranimin e policëve të rinj në organizatën e tyre.
Nëpër të gjitha stacionet e policisë ka filluar marrja e aplikacioneve nga ata që janë të interesuar. Por në këtë konkurs nuk është përcaktuar numri i atyre që do të jenë pjesë e policisë.
Numri i zyrtarëve policor nuk është i përcaktuar dhe varësisht nga nevojat për staf policor do të marrim numrin e caktuar, thotë policia nëpërmjet zëdhënësit, Brahim Sadriu.
Në pyetjet që Tribuna ia ka dërguar policisë është kërkuar edhe numri i policëve që janë dalë ose do të dalin së shpejti në pension. Mirëpo zyrtare të policisë nuk janë përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë direkte.
Sipas Sadriut, organizata policore në vazhdimësi ka nevojë për rritjen e numrit dhe pozitat që janë të lira duhet të plotësohen.
Ai po ashtu nuk ka sqaruar se sa ka qenë numri i atyre që kanë qenë në listën e pritjes nga konkursi i kaluar edhe pse kandidatët i kishin kryer të gjitha testet që janë përcaktuar me konkurs.
/Tribuna/