Polica arrestoi qytetarin që tentoi ta heq barrikadën
Mitovicë, 24 tetor - Të hënën rreth orës 14:00, është krijuar një rrëmujë pranë urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, pasi Polica e Kosoëvs arrestoi pronarin e një kompanie private, i cili me eskavatorin dhe kamjonet e tij, deshti të hiqte barrikadën mbi këtë urë.
Kjo ngjarje ka nxitur kureshtjen e qytetarëve, të cilët janë tubuar në nuëmr të madh pranë urës, ndërkohë tani në të dy anët vërehen forcat të shtuara të ushtaëve të KFOR-it.
Policia nuk ka regauar gjysmë orë më parë, kur 11 persona me uniforma të ushtrisë ruse, kanë arritur me tri automjete tek ura kryesore e lumit Ibër në Mitrovicë, dhe janë ndaluar tek permendorja që ndodhet në cepin verior të kësaj ure. Ata janë lutur aty dhe kanë kënduar, siç thonin për Kosovën, ndërkohë që shoqëroheshin edhe nga një prift.
Ndryshe, barrikada, e cila përbëhët nga gurë dhe zhavorr, është vendosur mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë nga serbët e rrebeluar, ndërsa asnjëherë KFOR-i, apo policia nuk kanë tentuar ta heq atë.