Podujevë, plagosen pesë persona
Sipas zëdhënësit rajonal të policisë, Agron Borovci mes të dyshuarve dhe viktimës ka pasur mormarrëveshje që ka çuar në plagosjen e 5 personave.
Ai ka thënë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin e policisë në Podujevë është vetëdorëzuar njëri prej të plagosurve, i cili fillimisht është dërguar në emergjencën e Podujevës, e pastaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Deri të rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve dhe viktimës. Si pasojë e këtij rasti pesë persona kanë mbetur të plagosur, katër të dyshuar dhe viktima, ka thënë Borovci.
Policia ka kryer disa bastisje në shtëpitë e të dyshuarve me çrast ka konfiskuar armë dhe municion.
Afër vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një armë automatike AK 47 e cila dyshohet se është përdorur në rast.