08 Maj 2024

Plani i SHBA: FSK-ja të mos shkel në veri për 5 vjet

Prishtinë, 17 prill - Në lidhje me marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit SHBA-ja ka përgatitur një propozim të ri.

Sipas këtij propozimi, Prishtina në raundin plus, që do të mbahet sot, do të bëjë disa lëshime, gjë që do të çojë deri te arritja e marrëveshjes.

Lëshime pritet të bëjë edhe Beogradi, por jo në atë mënyrë që të rrezikojë kushtin kryesor-sigurinë e komunitetit serb në veri dhe në jug të Ibrit.

Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë së Kosovës gjatë disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në veri të Kosovës.

Propozimi i ndërmjetësit “të fshehtë” është që kjo të jetë tri deri në pesë vjet, kurse Serbia kërkon periudhë deri në dhjetë vjet, prandaj gjasat janë që periudha pre pesë vjetësh të jetë opsioni më real, transmeton Epoka e re.

Epoka e Re transemton se gazeta serbe “Novi magazin” shkruan se njëkohësisht, burime nga Brukseli kanë konfirmuar se FSK-ja, praktikisht ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mundet të intervenojë vetëm në rast të fatkeqësive të natyrës, pra pa armë.

Pika e dytë e marrëveshjes eventuale është autonomia e plotë e Asociacionit të komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, sipas planit të Ahtisarit.

Njëkohësisht, Prishtina obligohet se nuk do të kërkojë zgjerimin e asociacionit, as në jug të Mitrovicës as në komunat e tjera me shumicë shqiptarësh.

Çështje e panjohur që ende duhet të zgjidhet, është emërimi i komandantit rajonal të policisë në veri, si dhe kompetencat e gjykatave, gjë e cila, sipas këtyre burimeve, do të jetë pika kryesore e marrëveshjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)