Plagosje në Pejë
Prishtinë, 11 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informacion se në afërsi të shkollës së mesme të artit Odhise Paskali në Pejë, ka ndodhur një rast ku i dyshuari shtetasi i Kosovës Lirim K. shtien me armë zjarri në të dëmtuarin Ardian Q. me çrast i dëmtuari plagoset mbi gjurin e këmbës së majtë.
I dyshuari sipas policisë, pasi kishte shtënë njëherë me armë në drejtim të dëmtuarit ik dhe largohet nga vendi i ngjarjes , ndërsa i dëmtuari Ardiani me ndihmën e disa qytetarëve dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë.
I dyshuari që nga data e incidentit ka qenë në arrati , ndërsa sot me datën 10.12.2012 i njëjti është paraqitur në polici me çrast ka sjellur edhe armën Revolver pa numër serik , me një fishek kalibër 38 SPL si dhe një gëzhojë të njëjtit kalibër.
I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe i njëjti deklaron se deri te ky incident kishte ardhur pasi që dy ditë para incidentit tani i dëmtuari Ardiani së bashku me vëllain e tij e kishin larguar nga lokali i tyre Arthurs të dyshuarin Lirimin ku më pas edhe e kishin rrahur.
Pastaj me datën 30.11.2012 ishin takuar kur kishin shkuar për të falur namazin me Ardianin dhe aty i njëjti kinse e kishte kanosur përsëri me fjalë dhe më pas i dyshuari Lirimi ka nxjerrë armën dhe shtien një herë në pjesën e poshtme të trupit të tij duke e plagosur në këmben e majtë.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin publik , kompetent për rastin i caktohet masa e ndalimit policorë për 48 orë.