Plagoset një punonjës i Zyrës Administrative në Veri
Mitrovicë, 8 dhjetor - Nga persona të panjohur mbrëmë në veri të Mitrovicës është plagosur një punonjësi i Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës për veri.
Lajmi e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti i cili bëri të ditur se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Personi është plagosur në këmbë nga sulmues të paidentifikuar. Sulmuesit besohet se kanë qemë më një veturë Golf 2 pa tabela regjistrimi dhe nga automjeti në lëvizje kanë shtënë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes."
"Policia në ketë fazë ka intervistuar tre persona të cilët kanë qenë dëshmitarë dhe është duke i vazhduar hetimet e rastit si vrasje në tentativë, tha Hoti.
Hoti tha po ashtu se aktualisht viktima është duke u trajtuar në qendrën spitalore në veri dhe gjendja e tij është duke u përmirësuar, përderisa policia po i zgjeron hetimet.
Ndryshe, gjatë kësaj jave në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy shpërthime të cilat ka shkaktuar dëme materiale.