Plagoset një kalimtar rasti gjatë një përleshje të armatosur
Prishtinë, 14 qershor - Sot në lagjen e Sharbanëve, në Kodrën e Trimave, Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur në mes dy grupeve.
Si pasojë e kësaj përleshje të armatosur është plagosur një kalimtar i rastit I. B. lindur më 1947, i cili është transportuar në QKUK.
Policia e Kosovës me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje për të bërë lokalizimin e vendit të ngjarjes, me ç rast kanë bërë arrestimin e njërit nga të dyshuarit H. J. i moshës 30 vjeçe dhe gjithashtu nga ky i dyshuar është konfiskuar një armë AK 47.
Policia e Kosovës tashmë është në vendin e ngjarjes për të bërë vend shikimin e vendit dhe për të mbledh të gjitha provat dhe dëshmitë e mbetura në vendngjarje.
Gjithashtu zyrtarët policor janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar, persona këta që tashmë janë të njohur për policinë.