Plagosen tre serbë në veri pasi tentojn të vjedhin
Prishtinë, 9 nëntor - Në orët e vona të mbrëmjes, tre serbë janë plagosur tek Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës
Në incident ka pasur të shtëna me armë, dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.
Raportohet se serbët kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e shqiptarëve kur kanë hasur në rezistencën e shqiptarëve dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Të plagosur janë Sava Mojsic, Velkjo Djordjevic, Ivan Vukomanovic.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në pjesën veriore, Besim Hoti deklaroi se nga të shtënat e armëve janë plagosur dy civil të përkatësisë etnike serbe dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb.
Mediat serbe kanë raportuar se ndaj serbëve është shtënë nga shqiptarët, ndërsa burime për mediat e Prishtinës kanë thënë se serbët po tentonin të grabisnin në pronat e shqiptarëve në këtë lagje.
Nuk dijmë asgjë për të dyshuarit, dhe për rrethanat që ka ndodhur incidenti. Kemi dërguar njësitet në terren dhe do të zbardhin rastin, deklaroi zëdhënësi Hoti.
Policia e Kosovës ka bllokuar tërë këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës për të zbardhur incidentin. Tre serbët e plagosur janë shtrirë për tu shëruar në spitalin në pjesën veriore të këtij qyteti.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me çrast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të Republikës së Kosovës.
Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.
Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ērast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.
Presidentja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha ēështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.
Jahjaga, u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që ēuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.