13 Maj 2024

Plagosen tre policë në veri të Kosovës

Zubin Potok, 31 mars - Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë plagosur në një incident të pasqaruar në komunën e Zubin Potokut në veriun e Kosovës.
 
Policia tha se pak para orës 22, një patrullë e policisë kufitare që ishte në lëvizje, është qëlluar më armë zjarri në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut.
 
Me këtë rast, nga të shtënat janë plagosur tre pjesëtarë serbë të policisë së Kosovës, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin në spitalin e veriut të Mitrovicës.
 
Mjekët thanë se të tre janë jashtë rrezikut për jetë, ndonëse njëri është në gjendje më të rëndë.
 
Policia tha se po kryen hetime intensive për të ndriçuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të këtij incidenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)