03 Maj 2024

Plagosen me armë 5 persona në kufi me Serbinë

Prishtinë, 8 korrik - Pesë persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Mirofc të Podujevës, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë zonë kufitare ka pasur shkëmbim zjarri në të dy drejtimet, ndërkohë që dyshohet se pesë shqiptarë të Kosovës janë plagosur nga xhandarmëria serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai ka thënë se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave që sipas tij, dyshohet se kanë qenë duke prerë dru në mal.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Mirofc të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri në mes të disa personave që dyshohet se kanë qenë duke prerë dru dhe disa personave nga ana e kufirit.\"

\"Nga informacionet e pranuara nga terreni dyshohet edhe për 5 persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë në drejtim të QKUK-së”, ka theksuar Baki Kelani.

Sipas tij, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me këtë rast.

Kurse mediat serbe raportojnë për së paku dy shqiptarë të jenë plagosur në kufirin Kosovë-Serbi, gjatë konfliktit të armatosur me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe.

”Grupi shqiptar ka sulmuar me armë automatike patrullën e xhandarmërisë në territorin e Serbisë, në fshatin Borovac të Kurshumlisë”, ka thënë Komandanti i këtij njësiti serb, Bratislav Dikiq. Sipas tij shqiptarët ishin duke prerë ilegalisht drunj.

Dikiq a theksuar se KFOR-i ka njoftuar xhandarmërinë se dy shqiptarë janë plagosur dhe se ata ishin transferuar në QKUK në Prishtinë, raportojnë mediat serbe.

Komandanti serb dyshon se gjatë sulmit kishte më shumë shqiptarë të plagosur dhe se disa nga ta ende janë të fshehur në male të Serbisë.

Kjo nuk është hera e parë që në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgjatë vijës kufitare që përfshin Komunën e Podujevës, të ketë pasur shkëmbime zjarri.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)