29 Prill 2024

Plagosen 19 njerëz gjatë një parade në New Orleans

New Orleans, 13 maj - Policia në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se së paku 19 njerëz janë qëlluar dhe plagosur gjatë një parade për nder të Ditës së Nënave.

Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka thënë se nuk dyshon se sulmi ka qenë terrorist. Një zëdhënëse e saj e ka cilësuar atë si “akt të dhunës në rrugë”.

Motivi për sulmin nuk ka qenë menjëherë i njohur.

Policia ka thënë se të plagosurit përfshijnë një djalë dhe një vajzë nga 10 vjeç, dhjetë burra dhe shtatë gra.

Autoritetet e rendit janë duke kërkuar për tre të dyshuar.

Rreth 400 njerëz thuhet të kenë qenë në zonë, në momentin e sulmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)