16 Maj 2024

PK rrallon patrullat, rritet frika nga xhandarmëria serbe

Kamenicë, 28 maj - Policia e Kosovës, kohët e fundit i ka rralluar vizitat në fshatin Karaçevë. Fshati ndodhet në kufi me Serbinë dhe i përket komunës së Kamenicës. Kështu të paktën po pretendojnë banorët e këtij fshati. Ata thonë se që disa ditë policia nuk po patrullon në rrugët që çojnë në këtë fshat.

Kjo ka ngjallur frikë te banorët.Përfaqësuesi i këtij fshati, Selver Lenjani, thotë se ditëve të fundit është stopuar lëvizja e policisë kufitare në rrugën e asfaltuar.Ai pretendon se dikush nga Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër që policia ta ndalojë patrullimin në këtë zonë.“Ndalimi i patrullimit të policisë për ne paraqet një shqetësim, sepse tani xhandarmëria serbe është e lirë të si të dojë”, ka thënë Lenjani.

Policia kufitare më herët në bashkëpunim edhe me KFOR-in ka qarkulluar përgjatë rrugës së asfaltuar që ndodhet afër punktit serb në Karaqevë, por ditëve të fundit ata janë ndaluar për të mos provokuar situatën.

Lenjani thotë se ky veprim dhe gjesti jo i mirë i dikujt në Qeveri që ka urdhëruar të ndalojë policët kufitarë që të mos patrullojnë ka shqetësuar banorët e brezit kufitar.

“Patrullimi i policëve kufitarë ishte me marrëveshje edhe me KFOR-in dhe ne nuk shohim kurrfarë rreziku, përkundrazi tani pas largimit nga patrullimi shohim rrezik nga xhandarmëria serbe e cila mund të veprojë lirshëm dhe të futet brenda në Kosovë sa herë të dojë”, ka deklaruar Lenjani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)