PK, Eulex dhe KFOR garantuan sigurin gjatë zgjedhjeve në veri
Prishtinë, 24 shkurt - Sipas vlerësimit fillestar nga terreni lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunës në pjesën veriore të Mitrovicës, të organizuara dje, të tre ofruesit e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës (PK) si reagues i parë, EULEX-in dhe KFOR-in si reagues të dytë dhe të tretë, i kanë përmbushur detyrat e veta në mënyrë profesionale dhe kanë kontribuar në sigurimin e një mjedisi të qetë gjatë procesit të zgjedhjeve.
Jam shumë e kënaqur që zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur në mënyrë të rregullt dhe pa incidente."
"Unë dua të theksoj profesionalizmin e PK-së, dhe të përsëris se bashkërendimi në mes të EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ka qenë i shkëlqyeshëm, tha Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së Shefit të Misionit EULEX.