18 Janar 2025

Pjesëtarët e ish-strukturave ilegale marrin pagë pa punuar

Prishtinë, 13 qershor - Pjesëtarët e ish-strukturave ilegale të Serbisë ende nuk i kanë nisur angazhimet për llogari të shtetit të Kosovës, edhe pse ata janë futur në sistemin e pagave prej janarit të këtij viti.

Prej 483 pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile, vetëm disa prej tyre janë duke kryer punë të përditshme në Doganën e Kosovës, në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit dhe në Administratën Tatimore, shkruan sot Koha Ditore.

Dhënien e rrogave pa punuar, zyrtarë të Qeverisë e kanë arsyetuar me qëllimin që këta pjesëtarë t’i shkëpusin prej Serbisë dhe për shkak se atyre nuk u është krijuar ende hapësira për punë.

Kjo, pasi Qeveria ka hequr dorë nga objektet që për 17 vjet janë shfrytëzuar nga strukturat e Serbisë në veri të vendit, me arsyetimin se ato janë të vjetruara. Në anën tjetër, as shteti serb zyrtarisht nuk i ka larguar ilegalët nga lista e pagave.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)