Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimet
Prishtinë, 13 prill - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018 për pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Aktiviteti do të realizohet sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Të pranishëm do të jenë zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral brigade Enver Cikaqi, Komandanti i KDS-së Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe të ftuar të tjerë.