Pjesëmarrja e kosovarëve përkrah ISIS-it e dëmton imazhin vendit
Prishtinë, 16 korrik - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit tonë.
Ai në përfundim të muajit të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Bajramit ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit.
E ripërsëris atë që e thotë Kurani, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame ska të bëjë me dhunën, terrorin dhe shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit, ka thënë Tërnava për Epokën e re.