24 Dhjetor 2024

Pikat kufitare në veri shpallen zona të kufizuara ushtarake

Prishtinë, 29 korrik - Forcat ushtarake në Kosovë të udhëhequra nga NATO-ja, kanë thënë se i kanë deklaruar dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri, zona të kufizuara ushtarake, ndërsa kanë paralajëmruar se do të përdorin edhe armët e zjarrit në rast të kërcënimit të këtyre zonave.

Ky veprim pasoi djegien e vendkalimit kufitar në Jarinë nga grupe serbësh, të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj trupave të NATO-s.

Komandanti i KFOR-it. gjenerali gjerman, Erhard Buhler, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë sulme të reja mbi vendkalimet kufitare, por ka theksuar se “të dyja portat janë deklaruar zona të kufizuara ushtarake dhe rregullat janë shumë të qarta."

"Ushtarët mund të përdorin armët për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit, pronën dhe zonën e kufizuar ushtarke. Askush që nuk është i autorizuar që të punojë ose të kalojë në vendkalimet kufitare, nuk duhet të jetë afër tyre”, ka thënë Buhler.

Forcat paqeruajtëse morrën përgjegjësinë për dy vendkalimet kufitare, pas incidenteve të mbrëmshme. Në një njoftim të këtyre forcave thuhet se vendkalimi në Jarinë është mbyllur, meqë infrastruktura është e dëmtuar rëndë, ndërsa vendkalimi tjetër në Bërnjak, vazhdon të funksionojë.

Njësitë e posaçme të policisë së Kosovës, filluan të hënën në mbrëmje një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Operacioni u urdhërua nga qeveria e Kosovës në përpjekje për të zbatuar vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës ku nuk funksionojnë doganat e vendit.

Një pjesëtar i policisë u vra në një sulm të armatosur ndaj njësive të posaçme në afërsi të Zubin Potokut, një nga komunat veriore me shumicë serbe.

Operacioni i policisë nuk u mbështet nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët thanë se ai u ndërmor pa këshillime paraprake me ta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)