Pezullohet greva e gjyqtarëve të gjykatave themelore
Prishtinë, 27 mars Pas një takimi të gjatë të mbajtur sot në Gjykatën e Apelit në mes të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës , me kryetarët e gjykatave dhe përfaqësuesit e gjyqtarëve grevist, u dakordua parimisht që greva në gjykatat themelore të pezullohet përkohësisht.
Kjo për të mos u dëmtuar edhe me tej interesat e qytetarëve dhe për ti dhënë mundësi institucioneve përkatëse që te reflektojnë në raport me kërkesat e drejta dhe legjitime të gjyqtarëve .