Pesë aksidente fatale vetëm brenda 24 orëve
Prishtinë, 7 gusht - Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë aksidente me fatalitet dhe 19 me lëndime trupore. Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e këtyre aksidenteve në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.
Policia e Kosovës ashpërson masat për të gjithë kundërvajtësit në komunikacionin rrugor e në veçanti masat për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë aksidente me fatalitet dhe 19 me lëndime trupore. Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e këtyre aksidenteve në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.
Policia e Kosovës, duke vërejtur këtë numër të aksidenteve brenda 24 orëve, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët qarkullojnë në rrugë me ose pa automjete, të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes të sanksionuara me ligjin për sigurinë e komunikacionit rrugor.
Nga ana tjetër, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të PK-së do të ashpërsojnë masat e gjobitjes e kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit të cilët nuk e respektojnë në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja.