Përurohet Zyra e Gjendjes Civile në Reçanë të Prizrenit
Prizren, 31 gusht - Komuna e Prizrenit do të organizojë përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë, projekt ky i realizuar nga Drejtoria e Administratës.
Në përurimin e këtij projekti do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari.
Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës.