27 Prill 2024

Përurohet Zyra e gjendjes civile në Gushafc të Mitrovicës

Mitrovicë, 10 prill - Në Gushafc të Mitrovicës, është përparuar Zyra e gjendjes civile, në të cilën qytetarët e kësaj ane mund të pajisen  me dokumente të nevojshmet gjendjes civile, siç  janë certifikatat e lindjes, të martesës, vdekjes, certifikatat familjare edhe dokumentet e tjera të rëndësishme e të  nevojshme për qytetarë.

Prerjen e shiritit e bëri kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Administratës komunale, Avdullah Bejtullahu, përfaqësues të MPB dhe qytetarët e kësaj ane.

Kryetari  Bahtiri   ka qenë i pari që është pajisur më certifikatën e lindjes. Ai me këtë rast tha se është duke bashkëpunuar me qytetarët më qëllim që të ofroi shërbime më të mira për ta, andaj edhe është hapur këtu kjo zyrë.

“Unë kam premtuar që gjatë qeverisjes sime do të ofroi shërbime më të mira për qytetarët  e Mitrovicës. Në vazhdën e vendimeve që unë kam marrë sa i përket ofrimit të shërbimeve për qytetarë dhe rritjes së efikasitetit të gjendjes civile, është edhe hapja e kësaj zyre.\"

\"Ju qytetarë të nderuar tani e tutje do të keni shërbime komunale këtu dhe nuk do të shpenzoni kohën e çmuar duke shkuar në Mitrovicë për shërbime të tilla, për tu  pajisur me dokumente personale”, ka thënën Bahtiri. 

Skënder Sahiti, përfaqësues i fshatrave të Luginës së Ibrit, është shprehur  mjaftë i kënaqur më  hapjen e kësaj zyreje.

Ai ka falënderuar  kryetarin, Bahtiri dhe autoritetet komunale për një vendim të tillë. “Ne u jemi mirënjohës autoriteteve komunale për hapjen e zyrës së gjendjes civile këtu. Tani do të kemi shumë më lehtë për tu pajisur me dokumente të nevojshme dhe do të kursejmë kohën e çmuar”, ka thënë ai.

Shefqet Ismajli, kryesues i  Departamentit të Gjendjes Civile ne Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se ndjen kënaqësi që po merr pjesë në përurimin e një objekti të rëndësishëm të administratës komunale për banorët e kësaj ane.

“Shumë shpejt në këtë objekt qytetarët do të pajisen edhe me dokumente e udhëtimit dhe letërnjoftime. Kjo do të jetë një ndihmesë e  madhe për qytetarët”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Avdullah Bejtullahu tha se  në këtë objekt do të ketë edhe veprimtari të tjera ku do të ofrohen shërbime për të mirën e qytetarëve, e jo vetëm ato dokumente të gjendjes civile.

“Këtu do të punoj një zyrtar i cili do t`i pranoi kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që të ofrohen shërbime për të gjithë dhe në çdo kohë”, ka thënë ai.

Zyra e gjendjes civile në Gushafc do të ofroj shërbime për rreth nëntë mijë banorë, të gjitha komuniteteve, që jetojnë në fshatrat Vinarc i Epërm, Vinarc i Ultë, Gushafc, Vidimriq, Suhadoll i Epërm dhe Suhadoll i Ultë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)