Përurohet stacioni policor në Shtime
Prishtinë, 27 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e përurimit te stacionit policor në Shtime.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante.
Projekti për objektin e stacionit policor ka qenë i nevojshëm dhe se do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve.
Objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, ndërsa konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove.