Përurohet Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykata dhe prokurori
Ferizaj, 21 nëntor - Sot në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.
Kjo ngjarje mbahet në kuadër të organizimit të përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshilli Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.
Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) do të mundësojë digjitalizimin e procesit të punës në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë