Përurohet objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë
Prishtinë, 5 janar - Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur së sot do të bëhet përurimi i objektit të ri të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.
Objekti i Qendrës së Paraburgimit ndodhet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, Lagja “Prishtina e Re” afër Pallatit të Drejtësisë.
Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.