03 Maj 2024

Përurohen dy shtëpi të reja në Lagjen e Boshnjakëve

Mitrovicë, 13 korrik - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, përuroi të shtunën së bashku me përfituesit, Fatmir Abrashi e Bekim Hasani, dy shtëpi të reja të rindërtuara në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti” në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Shtëpitë janë rindërtuar nga kompania “Patroni” nga Malisheva dhe kompania “Burimi” nga Mitrovica.

Kryetari Kastrati falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe të shkatërruara gjatë luftës për banorët e veriut. “Vetëm në kuadër të aksionit humanitar janë rindërtuar 48 shtëpi, përderisa në përgjithësi deri me tani në të gjitha lagjet e veriut janë rindërtuar rreth 200 shtëpi”.

Ai shprehu kënaqësinë që po krijohen mundësi të reja për banorët që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke pasur parasysh kushtet e rënda në të cilat kanë jetuar që 14 vite. “Dua ta përsëris se këto shtëpi po rindërtohen për banorët që i kanë shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara në mënyrë që të krijohen kushte për jetë më të mirë dhe jo me ndonjë qëllim politik apo demografik siç është spekuluar nga strukturat ilegale në veri”, tha Kastrati.

Në anën tjetër, përfituesit kanë falënderuar donatorët dhe komunën që ju ka ndihmuar për rindërtimin e shtëpive. Bekim Hasani tha se deri me tani ka jetuar në kushte të rënda, ndërsa tash po rifillon një jetë të re. “Jemi të kënaqur, probleme nuk kemi, prandaj i falënderoj të gjithë që na kanë ndihmuar”.

Drejtuesit komunalë thanë se procesi i rindërtimit do të vazhdoj përkundër pengesave të herë pas hershme nga strukturat ilegale serbe.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)