Personat më të kërkuar nga Interpoli në Kosovë
Prishtinë, 6 tetor - Interpoli ka nxjerrë një listë ku bën me dije se kush janë personat, të cilët po i kërkon më së shumti kohët e fundit.
Në Kosovë, 2 personat më të kërkuar nga Interpoli janë Reynolds Roger, 65-vjeç nga Britania dhe Labinot Fandaj, 23-vjeç, shqiptar i Kosovës.
Në të gjithë Kosovën, janë gjithsej 61 persona që po kërkohen nga Interpoli, shkruan Tribuna.
Nga këta, 46 janë shqiptarë, 10 serbë, dy turqë, një izraelit dhe një britanik.