Përsëri krijohen kolona dhe pritje të gjata në kufirin me Serbinë
Prishtinë, 2 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot nga ora 10:30 gjatë vikendit janë krijuar përsëri kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme, por më të shkurtra për momentin se një ditë më parë.
Policia e Kosovës vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Informacionet e orës 10:30 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth ( 1 km), ku pritjet janë ( 1 2 orë), ndërsa në dalje kolona është më pak se (1 km), dhe pritjet zgjasin rreth (1 1.50 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona të gjata ku pritjet momentalisht zgjasin rreth (10 20 minuta).
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe pikë-kalimi kufitar Muqibabë (Gjilan) në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të , gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (05-10) minuta.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.