07 Maj 2024

Përpjekje më të mëdha në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 23 maj - Takimi i rregullt i Bordi të Përbashkët për Koordinim të Sundimit të Ligjit (JRCB), i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit – EULEX, u mbajt të enjten në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Ky takim u drejtua nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE, Samuel Zhbogar, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. dr. Hajredin Kuçi, dhe Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Bernd Borchardt. Kompakti vazhdon të formojë shtyllën e JRCB. Gjatë këtij takimi u prezantuan detajet për implementimin e tij.

\"Zyra e BE-së dhe EULEX-i mirëpresin progresin në implementimin e Kompaktit dhe dy  udhërrëfyesit që kontribuojnë në liberalizimin e vizave dhe raportin e përgjithshëm të progresit”, tha Shefi i Zyrës së BE-së dhe PSBE, Samuel Zhbogar.

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e dhënë në fuqizimin dhe konsolidimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, duke shtuar se “Fryma e partneritetit ka vazhduar të zhvillohen ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe Zyrës së BE-së, e cila reflektohet në shumë prej këtyre hapave të prezantuar sot, të cilat po i ndërmarrin drejt qëllimit të përbashkët për institucione efektive dhe sundim të ligjit.

Kjo natyrisht do të bëhet përmes ndërtimit të kapacitetit të institucioneve tona në të gjitha fushat, duke mundësuar kështu tranzicionin e të gjitha institucioneve që tani operojnë në Kosovë”. 

Shefi i EULEX-it, Berndt Borchardt ka theksuar se JRCB vazhdon të jetë forumi kryesor për vlerësimin e progresit në pjesën e sundimit të ligjit në mes të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës. 

 “Kompakti dhe JRCB janë simbole të qarta të partneritetit tonë të përbashkët. Vlerësoj diskutimet e sinqerta dhe konstruktive që patëm sot. Për mua, një interes i veçantë është progresi në luftimin e korrupsionit. Për këtë qëllim, kam prezantuar një numër indikatorësh për matjen e progresit në këtë fushë”, tha Borchardt.

Për herë të parë u paraqit një procedurë e re agjende. Të tri institucionet bashkëkryesuese u pajtuan që në çështjet që nuk kërkojnë diskutim të mëtejshëm ato të kalohen shkurtimisht, në mënyrë që të mundësohet më shumë kohë për diskutimin e pikave të tjera të agjendës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)