08 Maj 2024

Përparim në hetimet rreth “Shtëpisë së Verdhë”

Prishtinë, 2 shtator - Zëdhënësi i Ekipit Special Hetimor, për zbulimin e dëshmive për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, Joas Sous, ka thënë se ka përparim në hetimet rreth lëndës “Shtëpia e Verdhë”.

Pa dashur të jap më shumë detaje, Sous ka thënë se ekipi është i autorizuar të ngritë aktakuza kundër atyre për të cilët do të grumbullohen fakte, që do të çojnë në përgjegjësi të caktuara”.

“Hetimet rreth lëndës ‘Shtëpia e verdhë’ po përparojnë. Por se, si e tillë, do të ishte e papërshtatshme për ne që të spekulojnë në këtë pikë lidhur me rezultatin e hetimeve, apo mekanizmat që përfundimisht mund të vihet në vend, pas përfundimit të hetimit”, theksoi Sous.

Sous, tha se hetimi, i cili vepron nën ombrellën e Bashkimit Evropian, është duke vazhduar me intervistat e dëshmitarëve dhe aktivitete të tjera hetimore. Ai, ka thënë se për këtë çështje, ekipi ka krijuar një bashkëpunim të mirë me autoritetet në Kosovë, Serbi, me vendet tjera në rajon, shtetet anëtare të BE, dhe aktorë të tjerë relevantë ndërkombëtarë.

“Jemi të vendosur të kryejmë hetim të plotë penal gjyqësor dhe të përkushtuar, të ndjekim provat kudo që ato mund të na çojnë. Nëse kërkohet, ekipi është i autorizuar të ngritë aktakuza kundër atyre për të cilët do të grumbullohen fakte, që do të qojnë në përgjegjësi të caktuara”, ka theksuar për Radio Kosovën, zëdhënësi i Ekipit Special Hetimor, Joao Sous.

Ekipi Special Hetimor është formuar në vitin 2011 dhe operon nën autoritetin e EULEX-it. Për të zhvilluar hetime të pavarura, ky ekip është i vendosur pjesërisht në Bruksel dhe udhëhiqet nga prokurori Clint Williamson.

Ditëve të fundit, mediat kanë raportuar se pas qershorit të viti 2014, atëherë kur pritet të bëhet rishikimi i mandatit të EULEX-it, ky ekip, mund të shndërrohet në një organ të veçantë që do të vepronte ndaras nga EULEX-i, dhe se po ashtu do të mund të vepronte si një lloj Tribunali për krimet e luftës të kryera në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)