Përmirësohet gjendja në Merdare, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë
Prishtinë 10 gusht - Policia Kosovës, ka njoftuar se në pikë-kalimet kufitare Merdare, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, sot është përmirësuar gjendja sa i përket krijimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.
Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon punën me kapacitetet të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata nga qytetarët, bashkatdhetarët tanë.
Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare në hyrje për në RKS nuk ka pritje fare, ndërsa në dalje kolona është e shkurtër dhe pritjet momentale po zgjasin vetëm 30-40 minuta.
Ndërsa në dy pikë-kalimet tjera kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Mutivodë nuk ka pritje fare, as në hyrje e as në dalje përveç kohëzgjatjes 5-10 minuta sa zgjatë procedura normale e kalimit kufitar.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna vazhdon të kryhet normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar dhe njëherit sqarojmë se kolonat-pritjet e mëhershme ishin shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve dhe procedurave që aplikonte pala serbe gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës.