Përmbytjet, humb jetën një vajzë 10 vjeçare në Skenderaj
Skenderaj, 14 mars - Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Izbicë të Skenderajt.
Lajmi konfirmohet për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti.
Ai tha se vazja ka rënë të enjten aksidentalisht në një përrua, i cili ishte rritur nga prurjet e mëdha.
Hoti bëri të ditur se si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ka pasur edhe bllokime rrugësh, por aktualiht situata është kthyer nromalitetit.
Vërshime ka pasur një ditë më parë edhe në Pejë, qendra e së cilët në javët e fundit, pas të reshurave të mëdha, po përmbytet nga uji.