Përmbyten disa shtëpi në Mitrovicë
Mitrovicë, 9 korrik - Si pasojë e një rrebeshi të fortë shiu janë përmbytur disa shtëpi në lagje të ndryshme të Mitrovicës. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se nuk ka dëme të mëdha, pasi që kryesisht janë përmbytur bodrumet e disa objekteve të banimit.
Ai tregoi se gjashtë shtëpi janë përmbytur në lagjen 2 Korriku një tjetër në Bair, përderisa uji ka depërtuar edhe në bodrumin e Shtëpisë së Mallrave. Bala, tha se menjëherë në terren kanë dalur ekipet e shpëtimit.
Në ndërkohë në fshatin Lushtë të kësaj komune është rregulluar shtrati i lumit, i cili vazhdimisht ka përmbytur shtëpitë përreth pas reshjeve të shiut.